Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca dha një deklaratë të fortë lidhur me fenomenin e drogës. Ai tha se në këtë Gjykatë ka shumë çështje, por s’ka asnjë dosje për organizatorët, trafikantët dhe kultivuesit e saj.
“Përpara Gjykatës së Vlorës po dalin vetëm punëtorët e drogës, ata që vadisin dhe e ruajnë”. Janë shumë dosje duke u shqyrtuar thotë kryetari i Gjykatës Skënder Haluca, që shton se në asnjë prej tyre nuk përmenden organizatorët e kultivimit të kanabisit dhe trafikantët.
Kreu i Gjykatës së Vlorës ngre shqetësimin edhe për dhunën në familjes. Sipas tij rastet janë rritur në mënyre drastike.
Kreu i Gjykatës së Vlorës kërkon rritje të personelit. Haluci thotë se aktualisht janë vetëm 13 gjyqtarë, por për çështjet e shumta që paraqiten duhet dyfishi i tyre.
Tv Klan