Janet Jackson solli në jetë djalin e saj të parë në muajin janar të këtij viti, pas një shtatzënie të vështirë. Në moshën 5-vjeçare këngëtarja e njohur arriti të bënte realitet ëndrrën për të pasur një fëmijë. Daljet e saj publike me djalin e saj Eissa, kanë qënë të pakta dhe madje këngëtarja ka kërkuar privatësi absolute për të.
Këtë të mërkurë ajo është fotografuar teksa po dilte për drekë me të birin. Në muajin prill Janet dhe bashkëshorti i saj, Wissam Al Mana, deklaruan se ishin ndarë.
Në fotot e kapura nga “Daily Mail”, fytyra e djalit është mbuluar për të ruajtur privatësinë e tij, deri në momentin që Janet ta zbulojë vetë.