Prej dy ditësh Kryeministri i vendit tonë Edi Rama ndodhet në New York aty ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe ky marrin pjesë krerë shtetesh nga mbarë Bota. Këto janë ditë të rëndësishme për politikanët pasi përpos ndjekjes së punimeve të Asamblesë kanë mundësi të takojnë homologë e vendosin ura bashkëpunimi.
Gjatë këtyre ditëve jemi informuar më së shumti për agjendën e takimeve të Presidentit Thaçi se sa për atë të Kryeministrit Edi Rama. Gjatë këtyre ditëve zyra e shtypit pranë qeverisë sonë nuk ka nisur asnjë informacion se çfarë po bën Edi Rama në OKB: A ka takuar ndonjërin prej personaliteteve që ndodhen atje?! Po kështu as në profilin e tij në facebook (ku është shumë aktiv) nuk asnjë informacion…
Ndryshe po ndodh me shtetin tjetër shqiptar dhe liderin e saj, Presidentin Thaçi. Përmes komunikatave zyrtare dhe rrjeteve sociale kemi mësuar se Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Pacoli kanë takuar gjatë këtyre ditëve një sërë personalitetesh, ku veçohet takimi i Thaçit me Presidentin amerikan, Trump. Po kështu Thaçi ka takuar edhe shefen e diplomacisë së BE, Mogherini, Presidentin serb, Vuçiç. Gjithashtu siç shihet edhe në foto më poshtë delegacioni kosovar ka takuar, Erdoganin, Trusk, Mbretin Abdullah, etj.
Ne po presim me interes të mësojmë se kë do të takojë Kryeministri ynë në SHBA. /Opinion.al
*Foto1 e publikuar nga ambasadorja Besiana Kadare, gjate punimeve te Asamblesë
*Fotot me poshtë të publikuara nga Thaçi në rrjetet sociale