Supermodelja me ngjyrë Jourdan Dunn ka akuzuar një klub nate në Londër për racizmin.
27-vjeçarja ishte në klubin e natës Reign në Londër të shtunën për të marrë pjesë në lançimin e linjës së re të veshjeve Londoën x Missguided SS18 gjatë Javës së Modës në Londër, por ata e kishin nxjerrë jashtë për shkak se ‘nuk u pëlqenin njerëzit e zinj’.
Ndërsa dukej e shndritshme në eveniment, për yllin e pasarelave gjërat morën një kthesë të errët.
Ajo ka shprehur zemërimin e saj në Twitter dhe shkruan: “Mos shkoni në klubin e natës Reign, e përsëris mos shkoni në klubin e natës Reign, ata nuk i pëlqejnë njerëzit me ngjyrë. Mënyra se si unë u trajtova në enventin tim ishte e neveritshme. Ata duan të luajnë muzikën tonë, por nuk na duan në klub.” /opinion.al