Ekzistojnë disa mite të cilat meshkujt i kanë krijuar në kokën e tyre për sa i përket femrave. Por jo vetëm që nuk janë të vërteta, por sipas ekspertëve janë pikërisht këto që po i bëjnë meshkujt të heqin dorë nga lidhjet afatgjata. Pikë së pari duhet të dijnë se femrat nuk janë të gjitha njësoj, dhe së dyti duhet të fillojnë të heqin dorë nga këto mite si më poshtë:
1 – Femrave nuk jua ndjen për seksin – E keni gabim, ndonjëherë ato mund të mendojnë për seksin dhe më shumë se meshkujt.
2 – Përpiqen t’ju çmendin duke bërë shumë pyetje – Vërtet femrat pyesin shumë, por mos harroni, të gjitha pa përjashtim kanë limitet e tyre.
3 – Femrat nuk tradhëtojnë – Provo t’i lësh pas dore dhe do e shohësh rezultatin.
4 – Ato presin që meshkujt t’i zgjidhin problemet – Aspak e vërtetë, ato duan të ndihen të përkëdhelura njëherë në kaq kohë, por gjërat serioze i zgjidhin gjithmonë vetë.
5 – Ato ndalojnë së qëni posesive pas martese – Jo nuk ndalojnë, madje bëhen edhe më keq.