Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Arkanit, flet për herë të një nga vrasësit: Ja e vërteta që nuk thuhet kurrë….

2017/09/17 at 10:03 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Arkanit, flet për herë të një nga vrasësit: Ja e vërteta që nuk thuhet kurrë….

Personi që vrau Arkanin ka rrëfyer gjithë të vërtetën sipas tij, që nuk është e përfshirë në aktakuzë, duke dhënë detajet shokuese, që nuk ishin thënë.


Ishim në Urën e Panqevës, rrugës për Vojvodinë, kur më thirri i ndjeri Zoran Uskokovic Skole. Më tha që urgjent të vijë në restorantit “Dvor” në Rakovicë. E dija se është diçka me rëndësi. Dragan Nikolic Gagi (51), njëri nga tre të dënuarit, i cili po e vuan dënimin në Serbi për vrasjen e Zeljko Raznjatovic Arkan’it, Milenko Mandic’it dhe Dragan Garic’it, më 15 janar 2000 në hotelin “Interkontinental”, në rrëfimin ekskluziv për gazetën serbe Kurir zbulon deri tani detajet e panjohura të krimit.

Edhe pse para gjykatës ka pretenduar se për ngjarjet në hotelin beogradas nuk di asgjë, pas më shumë se 17 viteve vendosi të flase dhe të tregojë gjithçka për ngjarjet që i paraprine ekzekutimit, detajet e vrasjes, por edhe arratisjen nga Serbia, fshehjen dhe arrestimin në Vjenë. Për herë të parë flet dhe thote se disa persona te perfshire nuk kanë treguar të vërtetën, por edhe ka paraqitur prova materiale të cilat do t’i shkonin në favor, por ai deri tani nuk i kishte paraqitur në gjykatë, trasnmeton gazetametro.net

“Nuk kam treguar të vërtetën në gjykatë. Do t’ju tregoj se si ishte, e më pas le të gjykohet dhe vlerësohet. Vendosa të flas se si u gjenda në atë situatë, cili ishte motivi im personal i cili më shtyu të bej ate veprim”, sqaroi ai, duke thene se pse pas më tepër se 17 vite vendosi të tregojë gjithë çfarë di për vrasjen e trefishtë në hotelin beogradas. Ai thote se nuk ishte në Interkontinental, por ishte i njoftuar per çdo detaj, edhe me më të voglin mbi atë se çfarë ndodhi ditën e vrasjes. “E vërteta është ndryshe nga ajo çfarë shkruan në aktakuzë dhe aktgjykim sipas të cilit unë vuaj deri tani 14 vite e gati pesë muaj në burg. Spekulimet mbi ngjarjen në “Interkontinental” po zgjasin gati dy dekada. Kumbari e tij Dobrosav Gavric, qe ka gjuajtur Arkan’in dhe miqtë e tij, dhe ishte dënuar 35 vite burg, u arrestua në Afrikën e Jugut, kurse Milan Miki Djuricic, i dënuari i tretë me 30 vite, tashmë prej 11 vitesh është në arrati. “Nuk di saktësisht cila ditë ishte në vjeshtë të vitit 1999. Isha me një “Toyota” ngjyrë hiri të cilin e ngiste kumbari im, polic i brigadës, Dobrosav Gavric. Ishim në Urën e Panqevës, kur më thirri tani i ndjeri Zoran Uskokovic Skole, me të cilin isha mik prej shume vitesh”, kujton Nikolic. Siç thotë, sipas thirrjes ka kuptuar se po ndodh diçka me rëndësi, pasi u detyruan që të shkojnë menjëherë në vendtakim. “Më tha që është urgjent dhe duhet të shkoj në restorant “Dvori” në Rakovicë. E kthyem veturën dhe shkuam në restorant. Gavric mbeti me policin Dejan Pitulic në kate te pare, i cili punonte si sigurim i Skole’s. Hipa në katin e parë, në një zyre ku ishin ulur Skole, tani i ndjeri Branko Jevtovic Jorga dhe një njeri, emrin e të cilit nuk dua ta përmend, është njeri i njohur e i cili u prezantua me emrin e babait, Radisova”, thote ai.

Ai nuk fsheh se në atë kohë kishin punë të përbashkëta me Zeljko Raznjatovic Arkan’in, por edhe marrëdhënie miqësore dhe shoqërim të përbashkët nëpër festa. Ai i konfirmon spekulimet se ai, Uskokovic, Jorga dhe i ashtuquajturi Radisova kishin pjesëmarrje në transferimin e futbollistit Nikola Lazetic në botën e jashtme dhe se tashmë ishin komplikuar marrëdhëniet me Arkan’in për këtë punë. “Duhet te kishim gjysmën e transferimit. Gjithashtu, unë dhe Skole ishim ortakë në gjysmën e transferimit të prezantuesve të te rinjve Aleksic në botën e jashtme”. Paratë, siç thotë, nuk kishin marrë. E dinin se Raznjatovic, me të cilin në atë kohë Skole ishte më i afërt, “ka karakter të keq”. “Para kësaj, me Arkan’in ishim në marrëdhënie korrekte, madje Skole ishte i magjepsur me te aq sa nisi edhe ta imitojë. Në verë 1997 i pata thënë: “Duke e njohur Arkan’in, e di që afërsia me të kushton shtrenjtë”, sidomos sepse i kishte lejuar Skole’s që të prezantohej në emër të tij. I thashë se herë se do te arriin ne konflikt. Skole ishte i habitur, por qysh atëherë i kisha thënë se, kur të vijë puna deri aty, unë do të jem në anën e tij. Kështu edhe ndodhi. Transferimi i Nikola Lazetic’it nga Obiliqi u krye në vitin 1998, kur futbollisti kaloi në Fenerbahqe të Turqisë. Pretendohet se për këtë transferim klubit nga Beogradi i janë paguar gjashtë milionë marka. Përveç se Arkan’i nuk respektoi marrëveshjen mbi punët në të cilat kishin punuar bashkë, para se gjithash në transferimin e Nikola Lazetic’it dhe Aleksic’it nga Obiliqi në botën e jashtme, ai për herë të parë zbulon se ka pasur edhe motiv personal, vrasjen e kumbarit së tij Petar Vujicic, ish drejtorin e KF Zheleznik, i cili u ekzekutua në mënyrë spektakolare më 4 maj 1998, para kafeterisë “22” në Beogradin e Ri bashkë me Jusuf Bulic’in. “Pera Vujicic, drejtor sportiv i Zheleznikut, e ka pagezuar vajzën time në manastirin Kruseshedoll dhe ka thyer pogaçen në festën time të Shën Nikollës. E dija se e ka vrarë Arkan’i”, vazhdon rrëfimin e vet Nikolic. “Ditën kur kumbari dhe Jusa u vranë, te unë në banesë ishte Pera. Drekuam dhe biseduam, më kujtohet, më solli si dhuratë në duks “Versace”. E pyeta si është Jusa, tha nuk është mirë, pinë dhe thane se “po ndodhin gjërat me stres”. Kur u nis, më tha se po shkon të takohet me te në kateterin “22”, tregon Nikolic. “Pas rreth gjysmë ore, më thirri një mik i përbashkët dhe më tregoi se e kanë vrarë Perën … Isha i shokuar. E pyeta si, e ai më tha se ishte me Jusën para “22”. “Pastaj më thirri edhe Skole, më shprehu ngushëllime. Ishte i trishtuar, por më tha: “Arkan’i po feston!”, thotë Gagi dhe pretendon se prej atëherë i kishte ndërprerë kontaktet me Arkan’in.

“Pas kësaj, per shume kohe nuk dëshiroja të takohesha me Arkan’in, derisa një ditë Skole më thotë se Zeljko pyeti se ç’po ndodh me mua, dhe më tha që është më mirë që të shkojmë te ai, që mos të dyshojë!

Etiketa: Arkanbeograd


Ju sugjerojmë

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Para
Përgjimet e grupit të trafikantëve/ “Motrat ku ti kenë, më duket se na kanë spiunuar …..”

Përgjimet e grupit të trafikantëve/ "Motrat ku ti kenë, më duket se na kanë spiunuar ....."

Patriarku Irinej i kërkon ndihmë Rusisë: Të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë

Patriarku Irinej i kërkon ndihmë Rusisë: Të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë

Tronditëse/ Mal i Zi, portieri vritet me plumb në kokë gjatë stërvitjes

Tronditëse/ Mal i Zi, portieri vritet me plumb në kokë gjatë stërvitjes
















TE FUNDIT

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
15 Qershor, 2025

Temperaturat e larta kanë tërhequr me qindra vizitorë këtë fundjavë. Dita me frekuentimin më të lartë në vijën bregdetare dhe...

Lexo më shumë

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
15 Qershor, 2025

Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festival, ku kryefjalë ishte kinematografia. DEA OPEN...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
15 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e aksidentit ku humbi jetën një 59-vjeçar. Aksidenti ndodhi më datë 29...

Lexo më shumë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com