Policia e Elbasanit ka arrestuar Aldo Sabriun, 25 vjeç, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij.
Burimet policiore thanë se një ditë më parë, 25-vjeçari, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, 51-vjeçares me inicialet R.Sh., e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Elbasanit me datë 27 qershor, 2017.
Mësohet se dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e “dhunës në familje” dhe “veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”