Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po të lë amanet fëmijët”, bashkëshorti i Hajrie Rondo tregon fjalët e fundit të saj

2017/09/10 at 9:58 AM
në -Kulturë, Aktualitet, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ Përlotet aktorja Hajrie Rondo: Si luftova me sëmundjen, shiheni jetën me ngjyra

“Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!”


Këto kanë qenë fjalët e fundit që aktorja e mirënjohur Hajrie Rondos i ka thënë të shoqit para se të ndahej nga jeta në moshën 66-vjeçare. Rondo, u shua në Himarë, në shtëpi, ndërsa pranë vetes kishte të bijën, Klean dhe të shoqin, Kiço.

I prekur dhe i dobët, ai tha se “Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”.

Aktorja prej muajsh  vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë.

“Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!”, tha Kiço Rondo për “GSH”, mes trishtimit dhe pafuqisë.

Kanë jetuar një jetë së bashku. Ai ka qenë pranë saj në ditët më të suksesshme të bashkëshortes, kur imazhi në skenë e ekran ngrihej bashkë me rolet ku shkëlqente, duke sjellë dritë në jetën e spektatorëve dhe shikuesve. Ishin bashkë deri në çastin e mbramë, kur frymëmarrjet e Hajries, u ndalësuan.

“Unë do ta mbaj mend si grua të përkryer”, thotë Kiço Rondo, duke shtuar “Ju gazetarët mund të flisni më mirë se unë për të. Ju e keni njohur mbase edhe më shumë se unë. Bëjeni si të mendoni”.

SHFAQJA E FUNDIT,

 MESAZHI PËR JETËN

“Kur më bënë ofertën, zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, isha në dilemë: Do rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj me sëmundjen apo t’i them… def, ik tutje se kam pak punë. Zgjodha këtë të dytën dhe ia dola”.

Në një konferencë për mediat, në daljet e saj të fundit në skenë në Teatrin e Metropolit, Hajrie Rondo u përlot. Ajo e dinte se ishte takimi i fundit me publikun. Përshëndetja e saj, shikimi, mirësjellja, të folurit e qetë, ai trishtim i zonjës Rondo, fliste më shumë se fjalët. Aktorja, qe kthyer në skenën e teatrit, me dramën shqipe “Tre dhëndurët”. Mes provave e përgatitjes, ishin ditët e kimioterapisë. “Unë jam në fazën e mjekimit, me kimioterapi. Po luftoj, luftoj aq sa unë kam në dorë, sa mund të bëj. E para është optimizmi, që është gjëja më e mirë, pastaj ushqyerja, këshillat me mjeken. Të gjithë mjekët më thonë: Shikoje jetën me ngjyra të bukura”, qe shprehur para mediave.

Një ditë pas shfaqjes, aktorja mori dhe medaljen e “Mirënjohjes”, në shenjë vlerësimi, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. “Unë përdor një shprehje të popullit që thotë: Çdo të mbjellësh, do të korrësh. Unë besoj se në jetën time, në karrierën time kam mbjellë mirë. Kjo ishte si qershia mbi tortë, nuk dija gjë me thënë të drejtën. Pas premierës vajza më thotë: Mami nesër ke sebep. Dua t’i jap uratat sa një pash vajzës sime, për shërbimin që më ka bërë, siç bëjnë bijat për nënat, por ajo vërtet shkëlqeu dhe në këtë pikë. Pastaj më thotë që kryebashkiaku do t’ju dekorojë. Ngriva, por pastaj fillova të merrja masa. Pastaj vajti mirë çdo gjë, ishte një pritje shumë njerëzore. Unë u ndjeva mirë” rrëfente Hajria atëkohë.

Në një intervistë të fundme për “Gazeta Shqiptare”, Rondo pat dhënë një mesazh të vyer, që sot më shumë se kurrë kemi nevojë ta dëgjojmë.

“Pas premierës mora urime dhe inkurajime nga spektatorët që e ndoqën shfaqjen. Është kurajë e madhe që unë të ngjitem sërish në skenë dhe kontributi im kësaj here në skenë përkoi me muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, ndaj dhe uroj që kjo dalje të shërbejë si mesazh: Se jeta duhet jetuar, sepse është e bukur”,- thoshte muaj më parë Hajrie Rondo.

AKTORJA
Ka interpretuar afro 120 role në teatër dhe në 40 filma. Veçonte rolet te filmi “Nëntori i Dytë”, “Kur vdes në këmbë, “Petro Nini Luarasi” dhe “Një vit i gjatë”, ku ka rolin kryesor, rolin e një drejtoreshe dhe në filmin “Midis njerëzve”. Ishte 31 vjeçe, kur e interpretoi këtë rol në vitin 1982. Rolin e saj të parë në Teatrin Kombëtar e ka pasur te drama “Heronjtë e Linasit”, të Sulejman Pitarkës, që u vu në skenë në vitin 1972. Në qendër ishin dy heronjtë që u sakrifikuan në puset e naftës. Kishte rolin e gruas së heroit që u sakrifikua. Në atë kohë teatri sapo ishte krijuar dhe ajo ishte shumë e re, 21 vjeçe, por duhej të interpretonte, rolet e nënave të forta, të grave myzeqare dhe të grave malësore, pra të çdo treve.

Ka interpretuar shumë role të bukura, por publiku më shumë e njeh te roli i “Tanës” te filmi “Përrallë nga e kaluara”. Në rrugën e saj si aktore është futur dhe vajza, Klea Konomi (Rondo), e cila ka interpretuar disa role në skenën e teatrit “Bylis” në Fier dhe në komedinë “Salla e Banjës” me regjisoren e mirënjohur, Inis Gjoni.

NGUSHËLLIMET

“Ikën nga toka, por jo nga kujtesa kulturore aktorja që dinte ta shihte jetën me ngjyra, prandaj ia dha atë artit. Lamtumirë Hajrie Rondo!”, shkruan Mirela Kumbaro ministre e Kulturës.

 

Etiketa: hajrie rondo


Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Asnjëherë nuk është parë publikisht me të, njihuni me bashkëshortin Ingrit Gjonit

Asnjëherë nuk është parë publikisht me të, njihuni me bashkëshortin Ingrit Gjonit

Astrit Patozi-Bashës: Ben Blushi dha dorëheqjen, ti të paktën hesht!

Astrit Patozi-Bashës: Ben Blushi dha dorëheqjen, ti të paktën hesht!

Vrasja e gjyqtares, PD shtron 4 pyetje për qeverinë dhe një propozim

Dy votat për Ruçin/ PD mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com