Gramoz Ruçi është zgjedhur sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me 80 vota pro.
19 deputetët e LSI nuk kanë votuar fare, teksa 43 deptutetët e PD e kishin shprehur më herët votën e tyre kundër.
Sipas Besnik Bares, i cili drejtoi seancat e sotme, Ruçi ishte propozuar për kryetar nga PS me 55 firma deputetësh.
Anëtarët e komisionit të votimit, nga mazhoranca, ishin Alket Hyseni, Anastas Angjeli, Ulsi Manja. Nga opozita PD s’kishte depozituar emra, ndërsa nga LSI Endrit Braimllari.
Seanca parlamentare për votimin e Ruçit, si kryetari i ri i Kuvendit u mblodh sot në orën 18:00.