Një person ka humbur jetën sot në orët e mesdrekës në bregdetin e Shëngjinit. Lajmin e bën të ditur policia lokale e cila njofton se më datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas , banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek “Rana e Hedhun ” për tu larë por shoku i tij nuk ka mundur të dalë .
Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrullës së përgjithshme dhe të policisë kufitare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.
Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.