Një tjetër person është mbytur ditën e sotme në brigjet Shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit ku policia raporton për një të mbytur. Sipas të dhënave, mësohet se personi është mbytur menjëherë sapo është futur për tu larë. Menjëherë janë angazhuar forcat e rojes bregdetare për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës, por operacioni është vështirësuar për shkak të dallgëve të mëdha në det të trazuar.