Vetëm 3 ditë pasi kërcënuan me vetëvrasjë duke hipur në tarracën e një pallati, dy vëllezërit Bejko në Durrës kërcënojnë sot sërish me po të njëjtën mënyrë.
Përmbarimi u ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme. Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.
Po ashtu mesohet se dy vellezerit i kane derguar nje sms kryeministrit Edi Rama disa dite me pare. “Z. Rama ju ftoj nesër të shikoni në TV kryesore pragtragjedinë e 2 familjeve në lagjen 14 në Durrës të cilat do të nxiren me forcë nga banesa që jetojmë prej 38 vjetësh. Unë ju them ndaleni këtë”, thuhet ne mesazhin derguar prej vellezerve. /opinion.al