Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet dokumenti: Si negocioi Kristaq Rama me familjen Popa për ti nxjerrë nga Ambasada italiane

2017/09/08 at 10:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikohet dokumenti: Si negocioi Kristaq Rama me familjen Popa për ti nxjerrë nga Ambasada italiane

Në emisionin e dytë të “Debati në Channel One” për këtë sezon, gazetari Roland Qafoku ka bërë një zbulim që vjen për herë të parë për opinionit publik.


Në janar të vitit 1987, Presidenti i regjimit komunist Ramiz Alia dërgoi në Ambasadën italiane për të negociuar me 2 vëllezërit dhe 4 motrat e familjes Popa që kishin kërkuar azil politik,  Kristaq Ramën, babain e kryeministrit të sotëm Edi Rama.

Gazetari publikoi mbrëmë të gjithë raportin që Kristaq Rama, deputet dhe anëtar i presidumit të Kuvendit Popullor hartoi për Ramiz Alinë pas takimit disa orësh me familjen Popa. Më poshtë është e zbardhur një pjesë e këtij raporti të hartuar nga Kristaq Rama.

 “Sot më datë 23 janar 1987, ora 10.00 u bë takimi në Ambasadën italiane. Në hyrje të Ambasadës na priti një punonjës i Ambasadës i cili na drejtoi në një studio ku na priste Ambasadori (Claudio Gentile). Paraprakisht, mbasi u ulëm, Ambasadori filloi të më pyesë a po punoj për statujën e shokut Enver në sheshin “Skënderbej” dhe biseduam për monumentet që kam punuar unë… Në dhomë u futën një burrë dhe një grua që ishin Akili dhe Liljana. Kur u futën ata as nuk na përshëndetën por na shihnin pak të çuditur. Vumë re se ishin shumë të irrituar dhe ishin veshur me rroba shumë të përdorura shqiptare që nga këpucët e deri te palltot. Kur i tha Ambasadori që e njihin zotin Rama, ata e mohuan atëherë unë i thashë se njihemi se jemi durrsakë dhe me Liljanën kemi qenë në shkollë, në Liceun Artistik, ajo prapë nuk dha të njohur.

Ishte shumë e zbehtë dhe e zbardhur komplet. Kur u ulëm i thashë ku janë të tjerët? Kjo pyetje i befasoi, panë njëri-tjetrin dhe thanë këtu janë. Kur i pyetëm përse nuk duan të vinë unë dua të bisedoj me të tërë, përgjigja qe se janë të sëmurë dhe jemi ne dhe s’ka nevojë ëpr ta. Po kaq keq janë sa nuk mund të lëvizin? Unë desha të bisedoj dhe takoj edhe ata që të dëgjojnë edhe ata. Por dhoma ku ishim ne dhe nga karriget që ishin vendosur dukej që paraprakisht  ishte menduar se ato do të ishin vetëm dy vetë. Akili më pyeti përse kisha ardhur. Unë i shpjegova që si deputet në takim me popullin më kanë pyetur për ju dhe më kanë ngarkuar t’ju takoj tju shpjegoj dhe sqaroj pozitën tonë duke ju bërë thirrje të reflektoni. ….

Herë pas herë ata bënin këto ndërhyrje: Ne nuk kemi punë me ju. Jemi italianë se jemi në tokë italiane. Çështjen tona do ta shqyrojë OKB dhe gjyqi i Hagës. Nuk kemi punë me autoritetet tuaja. Unë i thashë që Ambasada është në tokë shqiptare. Unë ju përgjigjem se ne jemi shtet sovran e i pavarur që lirinë e kemi mbrojtur gjithmonë vetë dhe asjë armik nuk na tremb. Këtë e ka treguar historia. ….Akili falenderoi Ambasadorin italian dhe u largua pa na përshëndetur. … Ambasadori më tha se policia shqiptare nuk mund të futet në godinën e Ambasadës italiane se kjo është tokë e padhunueshme. Ai më tha se Sigurimi kishte përgjuar bisediat e tij me Popajt por unë e kundërshtova.

..Gjatë gjithë kohës Liljana fliste italisht. Gjatë gjithë kohës më drejtoheshin me fjalën Juve, qeveria juaj duke nënkuptuar që ata nuk ishin shqiptarë. Mua më thanë se i kishim burgosur, internuar dhe persekutuar. Unë iu thashë se ju nuk keni qenë as të burgosur e as të internuar dhe se lëvzinin si ju donte qefi.

I sigurova ata se nga territori shqiptar ata nuk kishin për të dalë kurrë prej andej nëpërmjet Ambasadës, por të dalin vetë dhe se do jenë të lirë. Do përfitojnë edhe nga amnistia. Në këtë moment Liljana nxori nga xhepi një pilulë dhe tha: Unë pi këtë dhe nuk dal prej këtej. Atëherë Akili brofi në këmbë dhe tha po atëherë përse për Aleksandër Kondon iu drejtua Gjykatës së Hagës?”

 

Etiketa: ambasada italianefamija popakristaq rama


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Fakte të çmendura rreth seksit

Në këtë orë të ditës seksi shijon më shumë

Një ditë para seancës, PD dhe PS mbledhin grupet parlamentare

Një ditë para seancës, PD dhe PS mbledhin grupet parlamentare

Zhurma që “tërboi” Ministrin Gjiknuri gjatë transmetimit live

Zhurma që “tërboi” Ministrin Gjiknuri gjatë transmetimit live
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com