U bënë plot 20 vjet që nga dita e parë që “Opinion” u shfaq si një sfidë, për t’u kthyer në një traditë. Dhe për këtë 20-vjetor, ideatori e drejtuesi i këtij emisioni, gazetari Blendi Fevziu ka treguar se nëse bëhet një bilanc i këtij emisioni ka pasur më shumë se 2480 emisione dhe mbi 10 mijë të ftuar.
Por cili ka qenë ai që ka prekur më shumë këtë studio?
Ai është shkrimtari i njohur Ismail Kadare, kjo edhe për faktin që Blendi Fevziu është i apasionuar pas letërsisë, por edhe se ai është një nga figurat më të famshme të letrave shqipe.
Kadare ka qenë një nga të ftuarit e parë të Fevziut dhe shpresojmë të shohim edhe një intervistë tjetër të tij.