Largimi i saj nga drejtimi i spektalit ‘Portokalli’ u komentua gjatë, por duket se këngëtarja Eneda Tarifa nuk do të lëvizë nga ‘Top Channel’. Këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Instagram moderatori Ledion Liço, i cili bëri të ditur se Tarifa do të jetë pjesë e ekipit të trajnerëve në talent show-n ‘The Voice Kids’.
‘Eneda Tarifa gati për një skuadër përrallash! Ajo vjen për herë të parë si trajnere në ‘The Voice Kids’ e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.’-shkroi Liço në postimin e tij. Ashtu siç thotë ai, kjo do të jetë hera e parë për Enedën në një spektakël të tillë, por që me siguri do të jetë mjaft e suksesshme falë karrierës së saj të gjatë në muzikë si dhe eksperiencës si prezantuese për vite të tëra në ‘Portokalli’.