Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt stadiumit të Strumicës aty ku pas pak çastesh Shqipëria do të luajë një nga takimet më të zjarrtë të eliminatoreve të Botërorit, atë kundër Maqedonisë.
Në këto momente është bërë me dije se kanë filluar të afrohen tifozët e parë, por ajo që ka rënë më shumë në sy është se kontrollet e para për tifozët nisin larg stadiumit.
Është një rrugë e caktuar për tifozët që ndiqet për t’ju afruar impiantit ku do të zhvillohet ndeshja dhe kontrollet siç duket janë përqëndruar pikërisht aty.