Mbrëmjen e sotme luhet një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Kombëtares Shqiptare. Shqipëria do të luajë sot kundër Maqedonisë në Strumicë. Tifozë të shumtë janë nisur drejt Maqedonisë për të mbështetur Kombëtaren.
Plisat janë grupimi i parë i tifozëve që kanë mbërritur në qytezën e Strumicës. Tifozët e klubit të Prishtinës kanë filluar festën pak orë para ndeshjes kundër Maqedonisë në një nga lokalet pranë stadiumit.
Plisat nën ritmet e këngëve shqiptare kanë nisur mbështetjen me duartrokitje dhe brohorima për ekipin kuqezi që sonte luan një ndeshje deçizive në Grupin G kundër Maqedonisë.