Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i gruas nga Saranda: Kam frikë nga im bir se do më vrasë, ju lutem më ndihmoni!

2017/09/02 at 10:44 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sarandë/ Shkon të ndihmojë komshiun nga grabitësit, por mbetet i vrarë me plumb në kokë

Kam frikë nga im bir, ai do të më vrasë. Është hera e dytë që thyen urdhrin e mbrojtjes që ka lëshuar gjykata ndaj meje, ndërsa më ka rrahur barbarisht. Më kërkon para që të blejë drogë, pasi ka disa vite që konsumon heroinë. Ai nuk ka lënë orendi shtëpiake pa shitur. Nuk di se çfarë të bëj me të. Më ndihmoni!”. Kështu ka deklaruar dje në polici Eleni Qendro, banuese në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës. E moshuara ka pohuar se ajo është dhunuar sistematikisht nga djali, por fillimisht ka pasur turp që ta denonconte atë. Menjëherë pas kallëzimit, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar 29-vjeçarin Enea Qendro, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhrin e mbrojtës që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për Eleni Qendron. Mësohet se i riu akuzohet për veprat penale: “Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se 29-vjeçari është person me precedent penal. Sipas bluve, më 19 korrik të vitit që shkoi, Enea Qendro u dënua me 1 vit burg se dhunoi nënën dhe theu urdhrin e mbrojtjes. Ndërsa, më 16.02.2015, ai është dënuar me 140.000 lekë të reja gjobë për plagosjen me thikë të shoku të tij, të cilit më parë i kishte djegur motorin.


DEKLARATA E NËNËS

Pas arrestimit të 29-vjeçarit Enea Qendro, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë edhe dëshminë e nënës së tij, dhënë një vit më parë në policinë e Sarandës. Në kallëzimin penal, Eleni Qëndro ka pohuar se para 3 vitesh, djali i saj Enea ka qenë në ishullin e Korfuzit për të punuar. Por, atje ka filluar të përdorë heroinë. Më pas është kthyer në Shqipëri dhe ka filluar të ushtrojë dhunë sistematike psikologjike dhe fizike ndaj saj, ka shkatërruar banesën, si dhe ka shitur orenditë shtëpiake. Ajo nuk e ka denoncuar më parë nga turpi, edhe pse është konfliktuar me bashkëshortin e saj, pasi Enea Qendro i vidhte lekët nga shtëpia me qëllim që të blinte lëndë narkotike. Në datën 20.06.2016 i riu ka shkuar në banesë dhe i ka marrë lekë me forcë për të blerë drogë, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Pasi ai është larguar, ajo është paraqitur në polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në datë 21.06.2016 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, i vlefshëm deri në datën 09.08.2016, duke urdhëruar ndër të tjera që Enea Qendro të mos ushtrojë dhunë ndaj nënës së tij, si dhe të mos i afrohet banesës në një distancë 100 m. Por, në datë 27.06.2016, Enea Qendro ka shkuar përsëri në banesë pasi kishte disa ditë që ishte larguar dhe ajo nuk e dinte se ku ndodhej. Sapo ka hyrë në banesë, ai ka filluar të bërtasë dhe ta kapte prej flokësh. Dhe i kërkonte lekë për të blerë heroinën. Kur ajo i ka thënë se nuk kishte lekë që t’i jepte, i riu i ka thënë shko kërko ku të duash se unë do të vras. Ajo është shtirur se do të gjente lekët dhe ka njoftuar menjëherë policinë, e cila  e shoqëroi dhunuesin në ambientet e komisariatit. Sa më sipër, Eleni Qendro i ka deklaruar edhe kur është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Në vijim është pyetur edhe bashkëshorti i saj, Naim Qendro, i cili ka deklaruar si vijon: “Para disa ditësh gruaja ime Eleni dhe unë njëkohësisht kemi denoncuar në polici dhe është bërë gjykimi në gjykatën e rrethit, ku bashkëshortja mori urdhër mbrojtjeje, pasi djali im, Enea Qëndro, i dtl., 1988, ushtonte dhunë të vazhdueshme ndaj saj. Po kështu, Enea është përdorues i drogës prej tre vjetësh. Dua të theksoj se Enea nuk na ka lënë gjë në shtëpi pa shitur. Gjithashtu, është shumë i dhunshëm ndaj nënës, Elenit, pasi i kërkon në vazhdimësi lekë. Në datë 27.06.2016, rreth orës 18:30, Enea erdhi në shtëpi dhe me t’u futur brenda, filloj t’i bënte presion Elenit dhe e qëlloi, pasi i kërkonte lekë. Në këto kushte rreth orës 20:00 morëm në telefon sallën operative dhe i treguam ngjarjen. Por aty erdhi patrulla e policisë dhe e shoqëruan në komisariat”.



Ju sugjerojmë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Para
Menuja e pabesueshme e darkës në dasmën e Besit dhe Xhensilës: Bukë misri, domate e djathë

Menuja e pabesueshme e darkës në dasmën e Besit dhe Xhensilës: Bukë misri, domate e djathë

Të veshura me të kuqe Vjollca Hoxha kërcen me Monika Kryemadhin në dasmën e Besit dhe Xhensilës

Të veshura me të kuqe Vjollca Hoxha kërcen me Monika Kryemadhin në dasmën e Besit dhe Xhensilës

Shpërthen Spartak Ngjela: Atletet e kryeministrit shqiptar turp i madh, nesër veshë pantofla

Shpërthen Spartak Ngjela: Atletet e kryeministrit shqiptar turp i madh, nesër veshë pantofla
















TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com