Orgazma është një përjetim individual, por ndonjëherë ndjesia është edhe e përgjithshme. Të gjithë e dimë se meshkujt janë shumë të rezervuar kur tregojnë detaje, dhe e njejta gjë vlen edhe kur kalojnë në orgazëm. Jeni kurioze të dini ndjesitë që përjetojnë meshkujt? Ja se si rrëfehen ata.
Truri i tyre është komplet i stakuar – Në ato momente nuk mendohet asgjë. Për disa sekonda as nuk e dinë ku janë dhe se cfarë po ndodh. Si e shpjegojnë edhe meshkujt, ndjesia i përshkron të gjithë trupin, dhe nuk është një lloj sekreti që përpiqen ta fshehin, thjesht uk arrijnë të gjejnë fjalët e duhura. Ndjesia zgjat rreth 10 sekonda.
Ata e dinë gjithmonë se kur vjen momenti – Mos u mashtroni kur disa meshkuj shprehen se ejakuluan aksidentalisht. Sipash meshkujve, madje dhe seksologëve, të gjithë janë të aftë ta kuptojnë se kur po përjetojnë orgazmën. Të vetmit meshkuj që nuk e kanë idenë, janë ata që e përjetojnë për herë të parë, kështu që mos u gënjeni nga “aksidentet”.
Meshkujt arrijnë orgazmën më shpejtë gjatë mastrubimit – Kur meshkujt mastrubohen, arrijnë në orgazëm më shpejtë se sa mund ta bëjnë kur janë me partneren. Kjo për shkak të shpejtësisë dhe për shkak se ata e dinë më mirë se si funksionon. Kështu mos u përpiqni ta konkurononi në këtë pjesë.
Pas orgazmës meshkujt kanë një nevojë të urinojnë patjetër – Të gjithë e dimë se femrat duhet të urinojnë pas seksit për të mos marrë infeksione, por meshkujt e kanë fizikisht të domosdoshme. Nëse ata shkojnë menjëherë në banjo pas orgazmës, mos u mërzisni, e kanë të detyruar./Opinion.al