Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flutura Açka dedikim prekës gazetares që ndërroi jetë: Baladë për ty Arlindë! ‘Dije vetëm të punoje, jo të shiteshe’

2017/08/25 at 10:29 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flutura Açka dedikim prekës gazetares që ndërroi jetë: Baladë për ty Arlindë! ‘Dije vetëm të punoje, jo të shiteshe’

Shkrimtaja e njohur Flutura Açka i ka dedikuar disa rrjeshta mikeshës së saj, Arlinda Canaj. Gazetarja e cila humbi jetën dje në moshën 46-vjecare ishte njëkohësisht edhe një prej mikeshave të shkrimtares, e cila nuk ka hezituar ti dedikoj disa fjalë të ndjera.

“Ishte natë e vonë mbrëmë, kur mora lajmin e hidhur për ty, Arlindë, dhe ngaqë jam mësuar të të gjej gjithmonë kah drita, nuk desha të shkruaja natën. Edhe më vonë, një mesazh i shkurtër i tët bije nëpër natë, thirrja e fikur e saj “Ah, ç’ë bëri!”, m’i bëjnë edhe më të vështirë këto rreshta. Liria për të cilën ke shkruar shpesh edhe ti, liria për të cilën ke luftuar edhe ti, nuk më jep të drejtën të të gjykoj në vendimin tënd, por të gjykoj një Shqipëri që ka ajër gjithnjë e më pak për gra si ti. Nëpër median shqiptare, ku je vërtitur shpesh mes pasionit dhe pasigurisë, këmbënguljes dhe drojës, dashurisë dhe hezitimit, ti ishe një specie e veçantë, ti dije vetëm të punoje, jo të shiteshe.

Ka plot gra si ty, por kemi nevojë t’i njohim, sepse ato kurrë nuk bërtasin, ato vetem i japin Shqipërisë dhe kurrë nuk i marrin. Ty kurrë nuk të vinin ftesa për koktejle ministrore, për shëtitje turistike shoqëruese të tipit escort girl, nuk psherëtive kurrë për ndonjë çantë Hermes, as nuk u ankove se Tirana t’i thyente këmbët për të mbijetuar ti dhe familja jote, nuk bëre zhurmë kurrë për romanet e tu, edhe pse ishte një vajzë e talentuar, që nuk pati kohë – prej kësaj jete që po shpjegoj – as t’i ribotonte, nuk u përqave kurrë edhe pse e dite bukur mire se sa e vështirë është të rezistosh e papërlyer në kohë si tonat.

Ti dije të falje bujarisht, aq sa ndonjëherë kam mendur se kjo ishte një e “metë” e jotja. E lumja ti! Por si ia dole e vetme, e pandotur, pritëse, përjetësisht e qeshur, pranuese, e pafjalë, e painat, e pamërzi, që të mbetesh ti, vetvetja, në kohën e tjetërsimit të madh që jetojmë?

Gati pesëmbëdhjetë vjet të shkuara, kur botuam bashkë romanin tënd të parë “Dashuri bjonde”, që u shit marramendthi, kemi qeshur shumë me faktin se do ta çudisnim dynjanë me titullin. Disa herë pata këmbëngulur ta merrje seriozisht talentin tënd, por ti nuk kishe kohë për të, nuk të tepruan kurrë minuta të mendoje për të.

Ti, takëngrëna nga vrapi, ti mirësia Arlindë, je në paqen tënde tani, atje ku as moti, as stina, as koha, as fryma, as paraja nuk bëjnë sens, dhe mbase qesh me baladat e të gjallëve që kanë vendosur të vazhdojnë. Por ata duhet të vazhdojnë, për të bërë një mjedis ku Arlindat të mos ndjehen të vetmuara, dhe ku bijat dhe bijtë e Arlindjave të mos ndjehen të braktisur nga fati, dhe shoqëria. Pushofsh në paqe!

Ju sugjerojmë

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit
Aktualitet

Kurbin/U fut për tu larë në Luginën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 15-vjeçarit

24 Korrik, 2025 7:53 pm
Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasjen në Gazë
Bota

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasjen në Gazë

24 Korrik, 2025 7:40 pm
Trump: Nuk do t’i shkatërroj bizneset e Elonit, dua që të lulëzojnë
Bota

Trump: Nuk do t’i shkatërroj bizneset e Elonit, dua që të lulëzojnë

24 Korrik, 2025 6:55 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë: Nuk më linte te vishesha si doja

24 Korrik, 2025 6:41 pm
Para
Tragjike/ Autobusi bie në det, humbin jetën 12 persona

Tragjike/ Autobusi bie në det, humbin jetën 12 persona

E ardhmja e cigareve/ Eleminimi i nikotinës do të ulë varësinë ndaj duhanit

E ardhmja e cigareve/ Eleminimi i nikotinës do të ulë varësinë ndaj duhanit

Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Bie në kontakt me rrymën, vdes tragjikisht pronari i një lokali në Durrës

TE FUNDIT

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
24 Korrik, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shfaqur në kopertinën e revistës amerikane TIME. Artikulli shoqërues mban titullin: “Ku po e udhëheq...

Lexo më shumë

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
24 Korrik, 2025

Një deklaratë e një ministri izraelit ka ndezur edhe më shumë tensionet në Gaza dhe në të gjithë rajonin e...

Lexo më shumë

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
24 Korrik, 2025

Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh,...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
24 Korrik, 2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi në mbledhjen e ditës së sotme që Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet. Kryetarja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com