Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I shpëtoi atentatit, flet i “forti i Shijakut”/ Ja si ndodhi ngjarja

2017/08/24 at 12:34 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Atentati ndaj biznesmenit Gjoka, policia jep detaje të reja
(Foto, vendi ku ndodhi atentati në Shijak)

Një atentat me armë zjarri iu bë dje biznesmenit Dashamir Gjoka, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i Shijakut. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, në afërsi të komunës Xhafzotaj. Mësohet se Gjoka ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz” të blinduar të tipit të ri. Në momentin që drejt tij u qëllua me breshëri automatiku, biznesmeni ndodhej së bashku me të shoqen dhe fëmijët. Si pasojë e të shtënave, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.


Ndërkaq, burime pranë policisë bënë me dije se në momentin që drejt mjetit të Gjokës është qëlluar me armë, ky i fundit nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë për t’u shpëtuar plumbave të agresorëve. Prej andej, mësohet se Gjoka nuk ka pritur që uniformat blu të mbërrinin në vendngjarje, por në kushtet e tronditjes ai së bashku me familjen i është drejtuar menjëherë komisariatit të policisë, ku ka denoncuar atentatin që ishte përgatitur ndaj tij. Burime pranë uniformave blu sqaruan se Gjoka ka deklaruar se u qëllua nga një automjet që ecte paralelisht me të, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Shijakut. Biznesmeni u ka treguar oficerëve të policisë se nuk ka arritur të dallonte armën e zjarrit me të cilën u qëllua apo se kush mund të ndodhej brenda në makinë, pasi sapo ka dëgjuar të shtënat, ka tentuar të shtojë shpejtësinë e mjetit për t’u larguar sa më parë që aty. Ndërkaq, me të marrë njoftimin, efektivët blu të cilët mbërritën në vendin ku ndodhi ngjarja nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të agresorëve. Por, për policinë, mësohet se pista kryesore e atentatit mbetet e kaluara e biznesmenit në Itali.

KUSH ËSHTË DASHAMIR GJOKA
Dashamir Gjoka është një emër i njohur për autoritetet, pasi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Trafikim i personave”. Në shtator të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në sekuestro 11 mijë metra katrorë truall, ndërtime e biznese, si dhe 15 mijë metra katrorë tokë arë, pasi dyshohej se Gjoka i kishte krijuar nga aktivitet i paligjshëm jashtë vendit. Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur rreth 200.000.000 lekë (të reja). Ndërsa, më 4 mars të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të Gjokës. Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”, nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali. Por, më 20 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda hoqi sekuestron e vendosur nga Shkalla e Parë për pasuritë e biznesmenit Dashamir Gjoka. Edhe pse i dyshuari është i lirë, pasi gjykata refuzoi ekstradimin e tij drejt Italisë, prokuroria dhe gjykata dyshojnë se pasuritë e tij janë krijuar me burime jo të ligjshme./GSH.al

 

Etiketa: dashamir gjokaflet per ngjarjenshpetoi nga atentati


Ju sugjerojmë

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

24 Qershor, 2025 9:15 pm
CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
Bota

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

24 Qershor, 2025 9:11 pm
Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
Bota

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

24 Qershor, 2025 9:07 pm
Vjen i nxehti përvëlues
Aktualitet

Vjen i nxehti përvëlues

24 Qershor, 2025 8:44 pm
“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
Bota

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

24 Qershor, 2025 7:48 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Bota

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

24 Qershor, 2025 7:20 pm
Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran
Bota

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran

24 Qershor, 2025 7:06 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur

24 Qershor, 2025 6:57 pm
5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit
Bota

5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit

24 Qershor, 2025 6:55 pm
Para
Zbulohet një kontenier i mbushur plot me kanabis në Fushë Krujë, arrestohet pronari

Zbulohet një kontenier i mbushur plot me kanabis në Fushë Krujë, arrestohet pronari

Gazeta holandeze sulmon ashpër ambasadoren shqiptare: Mohoi Raportin për kriminelët shqiptarë, fshehu të vërtetën

Gazeta holandeze sulmon ashpër ambasadoren shqiptare: Mohoi Raportin për kriminelët shqiptarë, fshehu të vërtetën

‘Kemi diamantë nga Afrika, do vish t’i shikosh?’- Si ra në kurthin e 2 gjobvënësve, argjendari nga Tirana

'Kemi diamantë nga Afrika, do vish t’i shikosh?'- Si ra në kurthin e 2 gjobvënësve, argjendari nga Tirana
















TE FUNDIT

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
24 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që...

Lexo më shumë

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
24 Qershor, 2025

Sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor...

Lexo më shumë

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
24 Qershor, 2025

Në një videomesazh drejtuar izraelitëve, kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndet atë që e quan një "fitore historike". Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Vjen i nxehti përvëlues

Vjen i nxehti përvëlues
24 Qershor, 2025

Prej së mërkurës, Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura që do të arrijnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com