Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Në mes të ditës një emigrant i porsa kthyer nga Greqia është grabitur në mes të qytetit duke i marrë jo pak, por 15 mijë euro.
Denoncimin e ka bërë vetë personi në policinë e qytetit, ku sipas tij një person i paidentifikuar i ka grabitur çantën me para.