Kryeministri Edi Rama, i ka kushtuar një dedikim prekës, Bajram Rexhepit me anë të një statusi në “Facebook”. Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës në moshën 63-vjeçare ishte një lajm i trishto për të gjithë. Rama e cilëson Rexhepin si një njeri të thjeshtë, që bëri çdo detyrë me devotshmëri.
Statusi i Ramës:
Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.
Lamtumirë mik i mirë!