Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i ministrave teknikë, Basha: Zgjedhjet u dhunuan, ministrat u sabotuan

2017/08/18 at 11:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lista me 100 emra, reagon Basha: Mungon Rama dhe ministrat e tij

Kreu Demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të ministrave të tij teknik për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Nëpërmjet një postimi në facebook Basha shprehet se raporti i ministrave është dëshmia e cila provon se zgjedhjet u manipuluan dhe u dhunuan nga Edi Rama. Me tej Basha thotë se ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime.


Ja postimi i plotë

Raporti i ministrave teknikë është dëshmia më e fundit që provon se zgjedhjet u manipuluan. Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj.

Raporti dëshmon se në këto zgjedhje u përdor çdo metodë dhe mjet i mundshëm për ndikimin e votës: u ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit me dhunë fizike, psikologjike dhe presion ekonomik, u manipulua numërimi i votave. Në zgjedhje u aktivizuan kriminelët, u përdorën paratë e drogës, dhe paratë e korrupsionit qeveritar. U përfshi administrata dhe u përdorën mjetet dhe burimet publike.

Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare. E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Është fakt: Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit.

Pasojat e 25 qershorit po ndihen çdo ditë. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje nuk reflekton vullnetin e lirë të zgjedhësve por shitblerjen masive të votës dhe përdorimin e kontigjentit kriminal dhe parave të drogës të cilët janë sot varrmihësit e demokracisë së brishtë shqiptare.

Partia Demokratike respektoi lirinë dhe vullnetin e zgjedhësve dhe nuk u përfshi në asnjë përpjekje për ndikimin apo manipulimin e votës në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme. Partia Demokratike zhvilloi një fushatë qytetare të frymëzuar nga njerëzit dhe të përqëndruar tek njerëzit, nevojat dhe aspiratat e tyre.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike dha një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe për vendin duke vendosur standardin që duhet të përqafojnë të gjithë partitë politike për fushatat elektorale nëse duam që në vend të ketë demokraci dhe pushtet të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit.

Reformimi thellësor i sistemit zgjedhor, përfshi votimin dhe numërimin elektronik, është prioritet i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike qëndron e palëkundur në bindjen e saj se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, për të risjellë ndarjen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve; për të garantuar të drejtat e individit dhe kontrollin demokratik të pushtetit nga opozita; për ta vënë politikën në shërbim të njerëzve dhe jo anasjelltas. Demokratët janë të vendosur për përmbushjen e këtyre qëllimeve jetike për të ardhmen e vendit.

Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe një demokracie funksionale kërkojnë përfshirjen e gjithë shoqërisë, duke filluar me vetëdijësimin se shkelja dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve është jo vetëm dhunim i një të drejte themelore njerëzore dhe politike, por edhe shkaku kryesor i keqqeverisjes dhe arrogancës politike që vuan vendi ynë prej kohësh. /Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Para
Foto/ Policia nxjerr fotot: Ja ku e fshehin kanabisin banorët e Llakatundit

Kapet me 7.5 kg drogë në servis, arrestohet 16 vjeçari

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos pushime në Qeret me të dashurën

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos pushime në Qeret me të dashurën

Njihuni me fisin Korowai, jetojnë majë pemëve – deri para 50 vitesh nuk e dinin se jetojnë edhe njerëz të tjerë

Njihuni me fisin Korowai, jetojnë majë pemëve – deri para 50 vitesh nuk e dinin se jetojnë edhe njerëz të tjerë
















TE FUNDIT

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
8 Tetor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar arsyet kryesore pse sistemi...

Lexo më shumë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
8 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në vendin tonë. Gazetari Artan Hoxha thotë se...

Lexo më shumë

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
8 Tetor, 2025

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com