Universiteti i Tiranës pas zëvendësimit të 3 anëtarëve në bordin administrativ të këtij universiteti, nuk është më si më parë. Përplasjet e para kanë nisur jo vetëm brenda rektoratit por edhe nga fakultetet të cilat kundërshtojnë rektorin Mynyr Koni dhe urdhrin e ministres së arsimit. Drejtuesi i këtij institucioni pohon se zëvendësimi edhe pse i paargumentuar nga ministrja është legjitim, por të njëtin mendim nuk e ndan ish drejtuesi i këtij institucioni, sot dekan tek Fakulteti Ekonomik.
“Anëtarët e nominur nga MAS janë legjitimë në përputhje me ligjin, çdo deklarim tjetër është dezinformim, nuk i merret mendim bordit mendim, në shkresën e minsitres nuk ka argumentim për zëvendësimin” deklaroi Koni.
“Akt i paligjshëm për ndërhyrjen në bord, akti është i qartë, nul pasi bordi është i konstituar” deklaroi Dhori Kule.
Rektori Koni flet edhe për një vonesë në miratimin e kritereve për administratorin e ri të këtij Universiteti gjë e cila ka sjellë edhe përplasje me kancelarin Robert Skënderi i cili sipas rektorit ka bllokuar punën administrative. Por Dhori Kule veprimet e Konit i cilëson abuzive dhe shkelje të rënda.
“Me 3 gusht pezullova kancelarin e universitetit për mosrealizmin e detyrave dhe bllokimin institucional”-Mynyr Koni
“Ka nxjerrë një urdhër abuziv rektori që të mos pranohen shkresat e kancelarit, i kemi sygjeruar të kthehet tek sjelja e ligjshme. Duke vepruar me ligjin e vjetër ka bërë shkelje të rënda duke firmosur tendera”- Dhori Kule
Debat brenda Universitetit ndodh pak ditë para shpalljes se kandidateve fitues në universitete. Por sipas dekanit Dhori Kule nuk përjashtohen problemet qe mund të ndodhin edhe këtë vit me pranimet. Kjo për shkak të mosmiratimit të rregullores nga senati i Universitetit dhe për këtë bën përgjegjës rektorin Koni dhe anëtarë të senatit. Por ky debat për rektorin nuk do të ndikojë në procesin e pranimeve.
Në kulmin e debateve dhe akuzave, në Bordin e Universitetit të mjekësisë janë dorëhequr dy prej 3 anëtarev të emëruar së fundmi nga ministrja teknike përkatësisht, Daniela nika dhe Hari Mulla. Dy anëtarët dorëzuan dorëheqjen pranë ministrisë me arsyetimin se nuk mund të bashkëpunonin me pjesën tjetër të bordit për mbarëvajtjen administrative të Universitetit të Mjekësisë.