Zjarret e mëdha të përhapura në rrethin e Skraparit kanë lënë pas një situatë tragjike dhe qindra sipërfaqe të gjelbër të shkrumbuar nga flakët.
Kreu i departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar disa foto nga malet e Skraparit, ku siç shihet zjarri ka bërë kërdinë.
Përmes një shënimi në Facebook, Malltezi thekson se e gjithë kjo masakër që u bë me pyjet kishte si qëllim hapjen e parcelave të reja për të mbjellë kanabis, si dhe fshehjen e provave të vjedhjeve që janë bërë me pyjet.
Ja çfarë shkruan Malltezi:
Horrori i djegies së pyjeve të Skraparit. Kjo ndodh kur (1) pushohen nga puna qindra inxhinerë pyjesh për tu zëvendësuar me militantë, (2) hapen parcela të reja për kanabis dhe (3) digjen provat e vjedhjeve me fondet e pyjeve. Kjo nuk do të ishte e mundur pa votën tuaj! E gëzofshi PS-LSI!