Një shqiptar 22 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident tragjik rrugor në Bari të Italisë duke shkaktuar 3 të vdekur, dy gra dhe një burrë.
Aksidenti u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën 16 që lidh Tranin me Boccadorën disa kilometra në veri të Barit.
Aksidenti është shkaktuar nga 22 vjeçari shqiptar i cili me automjetin e tij, Fiat Stilo ka përplasur makinën, Toyota Aygo, me të cilën po udhëtonin 3 viktimat.
Nga përplasja makina e tyre ka dalë nga rruga e ka marrë flakë. 3 personat kanë mbetur viktimë të karbonizuar nga flakët.
Njëzet e dy vjeçari shqiptar ka rezultuar pozitiv në testin e alkolit dhe është arrestuar.
Aktualisht ndodhet në spital për të marrë trajtimin e duhur për shkak të plagëve të aksidentit. Në spital ndodhet dhe një tjetër shqiptar i cili po udhëtonte me Fiat.