Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rekordmenia Luiza Gega sherr me shefin e Atletikës: U dëmtova nga kushtet e vështira….

2017/08/11 at 11:17 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekordmenia Luiza Gega sherr me shefin e Atletikës: U dëmtova nga kushtet e vështira….

Atletja e kombëtares shqiptare, Luiza Gega, ka thyer heshtjen më në fund rreth mungesës së saj në kampionatin botëror të Londrës, ku do të garonte mbrëmjen e së mërkurës në garën e 3000 m/p. Gega u tërhoq në momentet e fundit nga Botërori pas dhimbjeve të vazhdueshme që kishte ndjerë në këmbën e djathtë, sikurse ka pretenduar duke e privuar nga pjesëmarrja në Botëror. Atletja shqiptare shpreh keqardhjen për tërheqjen, për shkak të dëmtimit në tendinën e akilit.

“Finalen e kisha të sigurt. Kjo më vret më shumë se Shqipëria nuk u përfaqësua, Federata nuk u përfaqësua”, shprehet Luiza Gega për “TvKlan”. Gjithashtu, Gega e vetmja përfaqësuese kuqezi në Londër, kohët e fundit është stërvitur në Dardhë, por ky terren, sipas saj, e ka penalizuar. “Sportisti e përjeton më shumë se kushdo tjetër. Për të garuar me elitën duhet të stërvitem në kushte të mira, por jam stërvitur në kushte të vështira sepse jashtë nuk ë përballoj dot financiarisht”, tregon ajo. Dy ditë më parë, trajneri Taulant Stërmasi u shpreh se dëmtimi erdhi në momentin më të papërshtatshëm të mundshëm. “Jemi munduar që të evitojmë dëmtimet pasi ishte e vetmja gjë që mund të ndalte Luizën në progresin e saj në garën e saj të 3000 m/p. Po kalonte një formë shumë të mirë sportive, por ndonjëherë nuk është fati me të. Sigurisht, dëmtimi vjen për disa shkaqe të parashikuara e të paparashikuara. Infrastruktura e munguar ka qenë një nga shkaqet kryesore që la jashtë këtij Botërori Luizën. Në këto raste, unë e Luiza jemi të vegjël para këtyre problemeve që sado të mundohemi, nuk ngelin zgjidhjet në dorën tonë”, theksoi trajneri Stërmasi. Dy norma kishte kapur atletja e kombëtares shqiptare, Luiza Gega, për kampionatin botëror për të rritur në Londër, respektivisht në garën e 1500 m dhe atë të 3000 m/p. Më herët ishte kampioni i Europës në kërcimin së gjati Izmir Smajlaj, i cili do të tërhiqej nga kampionati botëror i Londrës. Në këtë mënyrë, pas Smajlajt, edhe Gega nuk mori pjesë në Botërorin e Atletikës duke bërë që Shqipëria të mos përfaqësohej me asnjë sportist në këtë kompeticion.

Etiketa: Gjergj RuliLuiza Gega

Ju sugjerojmë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Para
Si ta kuptoni kur një femër ju tradhëton?! Ja sjellja ku duhet të dyshoni ….

Si ta kuptoni kur një femër ju tradhëton?! Ja sjellja ku duhet të dyshoni ....

Flasin xhihadistët e kthyer nga Siria: Ja si ishte të jetoje në ISIS

Flasin xhihadistët e kthyer nga Siria: Ja si ishte të jetoje në ISIS

Fotogaleri/ Nëna më e bukur shqiptare, në poza të nxehta plazhi

Fotogaleri/ Nëna më e bukur shqiptare, në poza të nxehta plazhi

TE FUNDIT

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
23 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve.  Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com