Haruoa Nakajima, aktori i çili i dha fund luftës së dytë Botërore, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 88-vjeççare. Ai ishte i sëmur me pleumoni.
Ylli i Japonisë e krijoi “Godzillën”, si një metaforë, e çila tregon vuajtjet që i kanë sjellë bombardimet bërthamore popullit të thjeshtë. Ai e përshkruan Godzillën si një monstër e lindur nga shpërthimet nukleare. Këtë monstër për herë të parë, Nakajima e ka prezantuar si një dinozaur, një veshje gome. Për herë të parë filmi u luajt nga aktori japonez, në vitin 1954.
Tema mbi të çilën është ngritur skenari i “Godzillës” së tij është e madhe dhe e ndërlikuar, pasi ju drejtohet problemeve universale njerëzore, në kohën e luftës.
Filmi pati një shikueshmëri dhe pëlqim të madh sa ndikoi dhe në kinematografinë e Hollivud-it. Ishte një rekord historik i Japonisë, i vetmi komb në botë që ka vuajtur bombardimet atomike, të Hiroshima dhe Nagasaki, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Kur ishte i gjallë, Nakajima tha se e shpiku karakterin nga e para dhe e zhvilloi duke shkuar në një kopsht zoologjik. Për javë me rradhë ai kishte shkuar atje për të mësuar se si lëviznin elefantët, arinjtë dhe shumë kafshë të tjera të egra. Që nga versioni i parë filmi “Godzilla”, ka ndryshuar dhe është përdorur në rrethana të ndryshme.Familjarët në varrimin e aktorit kanë përkujtuar këtë ngjarjë, ë çia ishte më e rëndësishmja për të ndjerin.