Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është i madhi i përgjimeve të drogës?! Ja emri që bën publik Sali Berisha

2017/08/07 at 7:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është i madhi i përgjimeve të drogës?! Ja emri që bën publik Sali Berisha

 


Ish-Kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të trafikantëve të drogës, ku pas këtij trafiku fshihej një emër i madh lart në politikë

Sipas Berishës ky emër nuk është tjetër vec ai i Noriegës së krimit, duke lënë të kuptojë për kryeministri Rama të cilin e ka etiketuar shpesh me diktatorin panamez që u arrestua për drogë.

Postimi i plotë i Berishës

Me i madhi ne Tirane eshte Noriega, te tjeret jane me te vegjel se ai!

Te dashur miq, pergjimet e fundit te sherbimeve inteligjente, te trafikanteve te lumit te droges qe vershon drejt Italise, kane zbuluar se ata, shuma te medha parash ndajne me te “medhenjte” pra me narko-çakot dhe me “më te madhin fare” ne Tirane, i cili eshte nje dhe vetem nje; Noriega dhe vetem Noriega!

Me poshte keni shkrimin dhe tekstin e zbardhjes se pergjimeve te trafikanteve! sb

“Trafikonin tonelata drogë me avion: Këto pako me para, janë për më të madhin në Tiranë!

 

Dhjetëra tonelata droge që kapet në Itali, Greqi, e shtete të tjera, të cilat kanë si pikënisje Shqipërinë ashtu siç kanë deklaruar edhe shërbimet inteligjente ndërkombëtare, trafikantët kanë bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Gati në të gjitha përgjimet e trafikantëve të kanabisit në bisedat e tyre flitet për lidhje me zyrtarë të lartë në Tiranë, apo drejtues kryesorë të policisë. Rasti më i fundit është ai i grupit të trafikantëve të Vlorës, që u kapën në vitin 2015 pasi u zbulua se përdornin një avion sportive, për ta trafikuar hashashin nga Shqipëria drejt Italisë.

Në trafik rezultoi i përfshirë edhe një shef policie, por trafikantët flasin për njerëz “të mëdhenj”, madje për “të madhin fare” në Tiranë. Përgjimet janë kryer me anë të një aparati të vendosur në makinën e Sokol Burhamajt, organizatorit të trafikut, por edhe me metoda të tjera. Një pjesë e tyre, që është zbardhur tregon pikërisht lidhjet e trafikantëve me zyrtarë të lartë që u garantonin qetësinë për të kultivuar plantacione të tëra me kanabis.

Ky grup trafikantësh u zbulua falë një hetimi të policisë italiane për dy familje shqiptare, Lamaj dhe Hametaj, që trafikonin drogë me avionë nga Vlora në Brindisi, referohet Panorama”. Familja Lamaj përdorte një avion “Aeropakt A22S”, në të cilin autoritetet italiane arritën të vendosin një përgjues.

 Mjete përgjimi u vendosën edhe në tre makina tip “Audi” që përdoreshin nga trafikantët.

Operacioni i koduar me emrin “Fluturimi i Lirë” nisi më 24 gusht me arrestimin nga autoritetet italiane të Vilson Lamajt dhe të italianit Italo Loreto. Ata po zbrisnin në një pistë të braktisur në komunën e Ostunit avionin me 128 kilogram kanabis që e kishin marrë në zonën e Lumit të Vlorës.

Përgjimi i datës 10 korrik 2015

Nga përgjimet ambientale në automjetin “Audi A3” me targë DL … NH, më datë 10 korrik 2015, ora 02:23 rezulton një bisedë mes Fatos Burhamajt (Lamajt) dhe Sokol Burhamajt.

Fatosi: I kanë thënë për një person shumë të madh në Tiranë, më i madhi.

Sokoli: Eh, ka marrë 50.000 euro. I ka marrë njëri që ishte atje… ca persona të tretë që kishin dhjetë parcela, 1 mijë a 3 mijë rrënjë kishin vetëm atje.

Ndërsa më 7 gusht 2015 dy vëllezërit Sokol Burhamaj (Lamaj) dhe Vilson Lamaj flasin për sasinë që do të mbillet. Në bisedën e tyre flitet sërish për implikimin e zyrtarëve të shtetit.

Sokoli: Do të bëhen stallat me rresh me eternity. Vetëm ne do të qëndrojmë atje. 5 – 6 persona me kallash. Do të bëjmë 10 mijë rrënjë. I vendos të thahen atje ku janë bletët. Unë them të bëjmë 1 ton. 10 mijë rrënjë bëjmë 10 ton hashash. Janë 10 ton hashash, vëlla.

Vilsoni: Janë shumë punë or mik

Sokoli: Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete.

Vilsoni: Këtij i duhen mbushur xhepat mirë në mënyrë që të thotë “aaa, po, kam xhepat plot”.

Sokoli: Po çfarë të të thotë tjetër shteti ty.

Vilsoni: Të themi 10-20 mijë rrënjë të vogla dhe më pas kalojmë nga e madhja. 7 – 8 persona dhe çdonjëri ka punëtorin e vet në kopësht.

Nga hetimet nuk rezulton që ata t’i kenë përmendur me emra zyrtarët e lartë. Ndërkohë që hetimet e prokurorisë zbardhën edhe rolet e secilit prej anëtarëve të grupit të ndarë në dy pjesë, në Shqipëri dhe Itali.

Pas zbardhjes dhe këtij publikimit të këtij përgjimi të palës italiane, pyetja shtrohet; kush është ky zyrtar në Tiranë, “Më i madhi”

 

 

Etiketa: noriegapergjimet e drogesSalui Berisha


Ju sugjerojmë

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
Bota

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

26 Gusht, 2025 10:36 pm
Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
Bota

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

26 Gusht, 2025 9:32 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro
Sport

Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro

26 Gusht, 2025 9:01 pm
Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit
Bota

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit

26 Gusht, 2025 8:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
Bota

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

26 Gusht, 2025 8:04 pm
Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
Bota

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

26 Gusht, 2025 7:34 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump parashikon përfundimin e luftës në Gaza brenda 3 javësh

26 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Aksidenti sot në Kalimash/ Zbulohet ja me kë ishte në makinë reperi i njohur

Aksidenti sot në Kalimash/ Zbulohet ja me kë ishte në makinë reperi i njohur

Kini Kujdes! / Hajdutët zhvendosen me “punë” në bregdet. Ja si iu vodh makina suedezes

Kini Kujdes! / Hajdutët zhvendosen me "punë" në bregdet. Ja si iu vodh makina suedezes

Fotolajm/ Zbulohet çeku multimilioner që bleu Neymarin, ja si duket

Presidenti i Barcelonës sulmon Neymarin: Braziliani gaboi, futbolli nuk bëhet me sheikë
















TE FUNDIT

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
26 Gusht, 2025

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite...

Lexo më shumë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
26 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com