Pas lajmit për aksidentin e reperit Gjiko, është bërë e ditur edhe gjendja e tij shëndetësore. Sipas informacioneve, mësohet se për fat të mirë, këngëtari nuk ka pësuar dëmtime të forta dhe se ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Ai shumë shpejt do të ketë mundësi të dalë edhe nga spitali. Ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me koncertet e tij, por të paktën është mirë me shëndet.