Ka ndërruar jetë në Turqi ku ishte dërguar për mjekim të specializuar Hektor Zenuni djali i Besnik Zenunit i cili gjithashtu humbi jetën nga shpërthimi në lokalin e tyre në lokal “Cavaliero” në Velipojë afro 10 ditë më parë.
Shpërthimi në bar-restorantin e njohur ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit. Pronari, Besnik Zenuni ka qenë tek cisterna me gaz (1000l)duke bërë një riparim kur ka ndodhur shpërthimi. Në ndihmë i ka shkuar edhe i biri. Të dy babë e bir morën plagë të rënda dhe ndërruan jetë në spital.
Shpërthimi i fuqishëm në lokal “Cavaliero” në kompleksin Fishta në Velipojë shkaktoi panik të madh tek pushuesit.
*Foto të lokalit që u shkatërrua plotësisht nga flakët