Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet përgjimi, si përfshihej shteti në trafikun e kanabisit 

2017/08/06 at 7:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet përgjimi, si përfshihej shteti në trafikun e kanabisit 

“Janë 10 tonë hashash, vëlla. Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete”. Ndërsa thurte këtë plan në bordin e një automjeti “Audi” më 7 gusht 2015, Sokol Burhamaj, i akuzuar si organizatori i një grupi kriminal të kultivimit të hashashit në fshatrat e Vlorës, nuk e dinte se në makinë kishte një përgjues.

Ky përgjim dhe dhjetëra të tjerë u përdorën nga Prokuroria në gjykimin kundër tij dhe katër të bashkëpandehurve në Gjykatën për Krimet e Rënda. “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë gjyqësore ndaj personave të arrestuar nga operacioni “Fluturimi i lirë”, në gusht të vitit 2015, të akuzuar si pjesë e një grupi të angazhuar në kultivimin e hashashit e më pas trafikimin e tij me avion drejt Italisë. Në dosje zbardhen përgjime bisedash ambientale dhe telefonike, ku të pandehurit planifikojnë kultivimin e drogës, apo flasin për mbarëvajtjen e plantacioneve ekzistuese. Grupi u zbulua nga një hetim i nisur nga autoritetet policore italiane për dy familje shqiptare në vendin fqinj që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Nga hetimet ka rezultuar se pjesëtarë të familjes Lamaj kishin në dispozicion një avion shumë të lehtë, model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdorej për transport marijuane Shqipëri-Itali.

Pala italiane përdori metoda speciale të hetimit, duke vendosur sinjalizues GPS dhe përgjues tek avioni dhe te tri automjete “Audi” që përdoreshin nga të dyshuarit. Më 24 gusht 2015, autoritetet italiane arrestuan shtetasit Vilson Lamaj dhe Italo Loreto, në një pistë të papërdorshme në komunën e Ostunit, teksa po zbrisnin nga avioni i lehtë 128 kg kanabis të trafikuar nga Shqipëria. Bashkë me të pandehurit u procedua për “shpërdorim detyre” edhe Vladimir Zanaj, punonjës i Policisë së Vlorës, i cili dyshohej se sinjalizonte të pandehurit për lëvizjet e Policisë. Çështja ndaj tij u veçua dhe aktet e dosjes i kaluan Gjykatës së Vlorës si gjykatë kompetente. / Panorama 

Etiketa: hashashipergjimishteti

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Video/ Cifti enigmatik me propozimin më të vecantë të martesës në Dhërmi 

Video/ Cifti enigmatik me propozimin më të vecantë të martesës në Dhërmi 

E akuzoi PD/ Babai i Lekë Tunës: Djali im nuk ka lidhje me trafik makinash

Shkon të takojë tezen që kishte ardhur nga Gjermania, i riu i grabit shtëpinë 

VIDEO/ Detaje për grabitësin e tmerrshëm të karburanteve, i dënuar në Greqi dhe Belgjikë 

VIDEO/ Detaje për grabitësin e tmerrshëm të karburanteve, i dënuar në Greqi dhe Belgjikë 

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com