Shqipëria do të vazhdojë të vuajë edhe këtë fundjavë temperaturat e larta. Sipas Meteoalb, moti sot do të vazhdojë të vijojë të jetë i kthjellet dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit, ku më problematike nga temperaturat e larta paraqiten zonat veriperëndimore e qendrore.
Orët e pasdites, do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjate kufirit lindor duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të kthjellët. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të situatës meteorologjike.
Edhe dita e shtune mbetet problematike me temperatura të larta në të dy ekstremet e ditës, prania e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Përsa i përket Europës, moti sot në rajonin e Balltikut dhe Europa Verilindore dominohen nga vranësira dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, Veriu i Europës dhe zona e Alpeve paraqiten me mot kryesisht të vranët dhe shira të përkohshëm.
Ndërsa kthjellime dhe temperatura të larta do të dominojnë Europën Jugore, kryesisht Juglindjen e kontinentit Europian.
Shqipëria
Ndërsa përsa i përket motit ditën e nesërme, po sipas Meteoalb, do të vijojë dominimi i motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar.
Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore juglindore duke rrezikuar shira te përkohshëm. Në të njëjtat kushte territori shqiptar paraqitet në mbrëmje dhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit do të sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 40ºC.
Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgë 2 ballë.