Një ngjarje me sfond kriminal ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku raportohet për një person të plagosur. Mësohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku nga një makinë në levizje me targa AA777 Rt është qëlluar në levizje e siper ne drejtim te nje makine tjeter, ku nje person ka mbetur i plagosur ne shpatull. Ndërkohë që pritet të mësohet emri i personit të plagosur, autori dhe rrethanat e ngjarjes. Kjo është ngjarja e disatë kriminale në ditët e fundit në Tiranë.