Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë nuk duhet të vishni kurrë në një dasmë?

2017/08/03 at 3:39 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë nuk duhet të vishni kurrë në një dasmë?

Është ndoshta nga eventet më të veçanta, si për çiftet, ashtu dhe për të ftuarit.


Organizimi i gjithçkaje, fillon që nga përgatitja e sallës, e deri tek detajet plotësuese, të një mbrëmje ndryshe nga të tjerat. Ftesa për në dasmë shoqërohet me gëzimin dhe shqetësimin njëkohësisht, e këtu mund të na kuptojnë vetëm femrat.

 Si do të vishemi? Çfarë modeli do të zgjedhim për flokët? Çfarë lloj grimi do të na shkonte më shumë për një rast të tillë?

Eh, probleme pafund, por na besoni kur ju themi që ajo çfarë ka më shumë rëndësi në të vërtetë është veshja!

Nuk është e rrallë që dasmoret të gabojnë në një përzgjedhje të tillë, për këtë arsye ne ju paraqesim më poshtë 12 paraqitjet të cilat NUK duhet të zgjidhni kurrë në një event të tillë!

Fustan i gjatë i bardhë

Nëse jeni shumë egoiste, atëherë mund ta bëni një zgjedhje të tillë fare mirë. Në të kundërt: ËSHTË DITA E NUSES, jo e juaja!

Çdo gjë të bardhë, bezhë apo krem – thjesht harrojeni!

Në ditët e sotme, modelet e fustaneve të nusërisë e tejkalojnë të bardhën, duke bërë që nusja të ketë mundësi të paraqitet edhe me nuanca kremi apo bezhe. Me pak fjalë, mos rrezikoni të bëheni nusja numër 2. Thjesht, do të urreheni pafund…

Veshje transparente

E kuptojmë që Bella Hadid apo Kendall Jenner duken të mahnitshme kur paraqiten me transparente, dhe me siguri e tillë mund të dukeni dhe ju. Por, a do të ishte normale paraqitja me një copë, që shfaq çdo pjesë të trupit? Mmmm, ngjason pak më tepër me një tjetër lloj eventi (e imagjinoni vetë).

Të prera shumë shkurt

Nëse po shkoni në party apo në një festë ditëlindje, e prera shkurt nuk është problem. Por, le të themi se dasma nuk është rasti i gjuajtjes së bukuroshëve beqarë perreth.

Shapka…!

Është rast i rrallë, por ka ndodhur të shohim dasmore të paraqitura me shapka. Siç mund ta kuptoni, është event, jo xhiro në plazh.

Pantallona xhins

E kuptojmë që jo çdokush preferon fustanet, por kjo nuk do të thotë të veshim modelin më të përhapur në përditshmëri. Mund të zgjidhni fare mirë pantallona copë, klasike e moderne, vetëm xhins, jo!

Çdo lloj xhinsi

Për t’u qartësuar: nuk është materiali i duhur për në dasëm! Harrojeni çdo gjë që lidhet me xhinsin, dhe drejtohuni tek copa më serioze.

Një kurorë

Nëse dëshironi t’i stiloni ndryshe flokët, vendosni një shall dekorues. Kurorën e mban protagonistja e dasmës, dhe ajo nuk jeni ju.

Çdo gjë me dizenjo të ngarkuar

Nëse po mendoni për koleksione, të cilat janë të ngarkuara me dizenjo plot figura apo simbole, ne ju sugjerojmë të mos e bëni një zgjedhje të tillë. Ky nuk është rasti për të rënë në sy në një tjetër formë.

Me të zeza nga koka tek këmbët

Është festë, jo rast vdekje. Vetëm nëse keni patur ndonjë lidhje me dhëndrin…

Bluzë me sllogan

Nëse keni zgjedhur kombinimin e pantallonave me bluzë, atëherë sigurohuni që kjo e fundit të jetë klasike, jo material pambuku me slloganin inspirues klishe që kalon mes për mes.

Këpucë për party

Është e vërtetë që sandalet shumë të larta, me platformë e takë të trashë janë tërheqëse kur dilni për një gotë me miqtë apo kur frekuentoni festat. Por, ky është një event më pranë klasikes, e çdo gjë e tepruar do t’ju çojë në vulgaritet. /RevistaBordo/

 



Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2025

26 Korrik, 2025 8:13 am
Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
-Jetë dhe Stil

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 Korrik, 2025 8:46 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Para
Foto nga pushimet/ Eni Çobani zhytet dhe bën fjalë të urta !

Foto nga pushimet/ Eni Çobani zhytet dhe bën fjalë të urta !

Emergjencat Civile: Zjarre në të gjithë vendin, angazhohen 95 zjarrfikëse

Video/ Shqipëria po digjet! Emergjencat Civile kërkojnë ndihmë nga BE-ja

Video/ Të heshtur dhe gjakftohtë: Si dolën në gjykatës vrasësit e Marvit

Video/ Të heshtur dhe gjakftohtë: Si dolën në gjykatës vrasësit e Marvit
















TE FUNDIT

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
27 Korrik, 2025

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë,...

Lexo më shumë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com