Si pasojë e një defekti duket se disa prej zonave më të populluara të Tiranës do të mbeten për disa kohë pa energji elektrike. Bëhet fjalë për një pjesë të Laprakës, Unazës së Re dhe Fushës së Aviacionit. Këtë e ka bërë të ditur OSHEE me anë të një njoftimi ku tregon se një pallat në ndërtim ka dëmtuar fiderin duke shkaktuar defektin.
Njoftimi i OSHEE:
Pershendetje
Per shkak te rreshqitjes se dheut ne gropen e themeleve te nje pallati, eshte demtuar fidri 334 i Nst Selite.
Per pasoje kane mbetur pa energji elektrike nje pjese e Laprakes, Pallatet Haëai, Unaza e Re dhe ish Fusha e Aviacionit
Per shkak te terrenit, parashikohet qe punimet per riparimin e demit dhe kthimin energjise te zgjasin rreth 2 ore