Valët e nxehtit afrikan që kanë përfshirë Ballkanin do të ndikojnë të njëjtat kushte atmosferike edhe në vendin tonë, për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë prezente. Gjate orëve të mesditës do të shfaqen kalime vranësirash lehta në zonat Lindore.
Orët e pasdites duke përfshirë mbrëmjen vijon moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore, më të theksuar në Juglindje të territorit. Temperaturat e ajrit do mbeten të larta edhe gjatë ditës së mërkurë do të kapi maksimumin 40 grade. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimi duke bërë që në brigje, Adriatik-Jon të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.