Me siguri kjo është sallata më e pazakontë që keni përgatitur ndonjëherë por shija të cilës nuk i mungon kurrsesi! Si ta përgatisim? Fare e thjeshtë.
Përbërësit:
Një fetë shalqi e prerë në pjesë të vogla
1 pjatë të vogël me rukola, të lara me ujë të bollshëm
10 kokrra pomoderini
Djath të bardhë të grirë imët
Gjysmë qepë të kuqe
1 lugë sheqer
Uthull balsamik
Përgatitja:
Në një tas përziejmë uthullën dhe sheqerin. Në një pjatë tjetër shtrojmë fetat e prera të shalqirit. (pa fara).I shtojmë rukolën e grirë, pomoderinit dhe salcën e përgatitur.
Në fund i shtojmë qepën e kuqe të grirë hollë dhe djathin e bardhë. /shije.al