Në kulmin e sezonit tursitik, kur me mijëra shqiptarë dhe të huaj hyjnë çdo ditë nga porti i Durrësit, policia ka vënë në alarm qytetarët. Bëhet fjalë për një alarm për bombë të stimuluar. Menjëherë pas alarmit siguria portuale ka kryer manovër në terminal duke nxjerrë me shpejtesi pasagjeret. Kjo manover nga ana e sigurisë portuale është bërë në kuadër të marrjes së masave për luftën kundër terrorizmit.
Manovra është bërë në momentin e pikut të përpunimit të ardhjes së pasagjerëve me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.