Kryeministri Edi Rama ua tha në sy drejtorëve të spitaleve se nuk kanë punuar as me mendje as me zemër ndaj do të shkarkohen të gjithë nga detyra.
Në një takim me drejtuesit e spitaleve rajonale në vend, Rama theksoi se do të reformohet i gjithë sistemi shëndetësor dhe do të ketë një ristrukturim tërësor të organizimit të tyre.
Kryeministri bëri me dije se drejtuesit e rinj të spitaleve do të zgjidhen përmes konkurseve publike.
Sipas sistemit të ri shëndetësor, do të ketë mbështetje financiare për mjekët që do të punojnë jashtë Tiranës.