Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi ndaj Donald Trumpit do të fillojë në mars 2024

2023/08/29 at 1:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi ndaj Donald Trumpit do të fillojë në mars 2024

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të dalë në gjyq më 4 mars 2024 në një gjykatë federale në Uashington, nën akuzat se u përpoq ta zhbënte disfatën në zgjedhjet presidenciale 2020.


Vendimi 28 gushtit i gjykatëses federale, Tanya Chutkan, nënkupton se Trumpi me gjasë do të përballet me gjyq, në të paktën tri raste penale, gjatë garës së ngushtë për nominimin e kandidatit për president të SHBA-se nga radhët e Partisë Republikane.

Data e gjyqit për rastin e katër penal kundër tij nuk është caktuar ende.

Avokatët e Trumpit kishin bërë trysni që data e gjyqit ndaj tij të caktohej për muajin prill të vitit 2026, shumë kohë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, duke argumentuar se kishin nevojë për kohë për t’i rishikuar 12.8 milionë faqe prova që Qeveria i ka grumbulluar.

Por, Chutkan tha se ata nuk kishin nevojë për aq shumë kohë.

“Data e propozuar nga mbrojtja për prill 2026 është shumë më tepër seç është e nevojshme”, tha ajo.

Gjyqi ndaj Trumpit pritet të fillojë vetëm një ditë para “Super të Martës”, kur më shumë se dhjetëra shtete te SHBA-së do t’i mbajnë garat e tyre për nominimin e kandidatit për president.

Ai pritet të dalë në gjyq në Nju Jork më 25 mars nën akuzat për pagimin e një yllit të pornos për ta bërë atë të heshte. Gjyqi i tretë ndaj tij është caktuar për 20 maj 2024 në Florida, ku akuzohet se i kishte mbajtur jashtëligjshëm dokumentet e klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, si dhe për pengimin e drejtësisë.

Trumpi nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të së hënës. Ai e kishte kritikuar gjykatësen Chutkan në të kaluarën, duke thënë, pa pasur prova, se ajo është e njëanshme ndaj tij.

Chutkan e ka paralajmëruar Trumpin të mos postojë më online deklarata nxitëse rreth dëshmitarëve apo personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Trumpi i ka cilësuar të gjitha katër rastet penale kundër tij si përpjekje të nxitura politikisht për të mos e lejuar atë të kthehet në pushtet.

Ai u deklarua i pafajshëm në tri prej katër rasteve penale, dhe pritet të dalë para gjykate në Xhorxhia më 6 shtator për t’u deklaruar për rastin e katërt penal. Edhe ky rast ka të bëjë me përpjekjet e tij për ta zhbërë humbjen e zgjedhjet e vitit 2020.

Në Uashington, avokatët e Trumpit thonë se kanë nevojë për kohë për t’i shikuar provat e Qeverisë.

“Liria dhe jeta e këtij njeriu është në pyetje dhe ai meriton përfaqësim të duhur”, tha avokati John Lauro.

Prokurorët thonë se shumica e provave përbëjnë materiale publike, si deklarata e Trumpit dhe procesverbalet e Kongresit./REL

 



Ju sugjerojmë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

1 Qershor, 2025 12:12 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Aktualitet

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët

1 Qershor, 2025 12:00 pm
Festimet për PSG kthehen në ‘tragjedi’/ Vritet një 17-vjeçar, dhjetëra të plagosur
Bota

Festimet për PSG kthehen në ‘tragjedi’, 2 të vdekur dhe qindra të plagosur

1 Qershor, 2025 11:47 am
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit
Aktualitet

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

1 Qershor, 2025 11:34 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Qarkullonte me një automjet të vjedhur, arrestohet 32 vjeçari i shpallur në kërkim

1 Qershor, 2025 11:16 am
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

1 Qershor, 2025 11:07 am
Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni
Bota

Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

1 Qershor, 2025 10:56 am
Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmajrrjes
Aktualitet

Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmarrjes

1 Qershor, 2025 10:47 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Lufta” e Trump me Universitetet/ Pedagogët e studentët: Pavarësi nga politika

1 Qershor, 2025 10:32 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tentoi të kalonte emigrantë drejt Greqisë, pranga 31-vjeçarit të huaj në Sarandë

1 Qershor, 2025 10:24 am
Para
Shkencëtarët: Nevojiten veprime dramatike klimatike për të kufizuar motin ekstrem

Shkencëtarët: Nevojiten veprime dramatike klimatike për të kufizuar motin ekstrem

Policia kontroll në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë, çfarë dyshohej

Sherri me armë në Peshkopi/ Largoi me makinë autorin e krimit, arrestohet 23-vjeçari

Rënia e lindshmërisë, Kina jep shpërblim për të rinjtë që martohen nën moshën 25 vjeç

Rënia e lindshmërisë, Kina jep shpërblim për të rinjtë që martohen nën moshën 25 vjeç
















TE FUNDIT

Aksident në Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
1 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në hyrje të qytetit në Bilisht. Motomjeti me drejtues...

Lexo më shumë

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
1 Qershor, 2025

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi,...

Lexo më shumë

Festimet për PSG kthehen në ‘tragjedi’, 2 të vdekur dhe qindra të plagosur

Festimet për PSG kthehen në ‘tragjedi’/ Vritet një 17-vjeçar, dhjetëra të plagosur
1 Qershor, 2025

U kthyen në episode dhune dhe tragjedie festimet për triumfin historik të Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëv,...

Lexo më shumë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit
1 Qershor, 2025

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 8 të arrestuarit për shitblerje armësh, nga trafiku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com