6 nga 10 nëna të fëmijëve 0-5 vjeç thonë se janë kritikuar rreth prindërimit për gjithçka, duke filluar nga disiplina te gjidhënja, sipas një raporti nga Universiteti i Michiganit ku u pyetën 475 nëna. “Rezultatet tona tregojnë se nënat përjetojnë më shumë stres sesa siguri kur marrin këshilla rreth prindërimit dhe kjo i bën ato të ndjehen të kritikuara më shumë sesa të mbështetura” thotë udhëheqja e studimit Sarah Clark, M.P.H.
“Nënat konfuzionohen nga kaq shumë këndvështrime rreth mënyrës më të mirë për të rritur një fëmijë dhe këshillat e panevojshme, sidomos nga persona të afërm, merren si kritika që ajo nuk po bën një punë të mirë si nënë. Kjo është lënduese.” Ndryshe nga personat e famshëm që gjykohen më shumë nëpër rrjete sociale, shumica e nënave ndjejnë se kritikat më të mëdha vijnë nga familjarët, posaçërisht nga prindërit e nënës (37%), nga partneri (36%), nga familja e bashkëshortit (31%), dhe më pak kritika nga shoqet, nënat e tjera, komentuesit në rrjete sociale apo dadot dhe doktorët. Disiplina ishte tema më e shpeshtë e kritikave (70%), pasuar nga ushqyerja (52%), gjumi (46%), ushqyerja me gji apo me biberon (39%), siguria ndaj siguria ndaj rreziqeve (20%) dhe përkujdesja (16%). Burimi: bebja.com