Chrisy Teigen duket se ja ka sjellë në majë të hundës presidentit Donald Trump. Bashkëshortja e këngëtarit John Legend, ka një urrejtje të thellë për Trump, dhe këtë e ka shprehur haptazi në komentet e shumta që ajo i shkruante presidentit në Twitter.
Kjo antipati ka nisur 9 vite më parë, dhe u thellua edhe më tepër pasi Trump u bë president. Rrjeti social Twitter është shumë i rëndësishëm për Trump sa që ai e konsideron si median e tij personale. Së fundmi ai kishte shkruar se “Republikanët nuk e mbështesin shumë presidentin”, por duket se komenti i modeles ku shkruante “Askush nuk të ka qejf ty” ka qenë kulmi, aq sa për t’i bërë block.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Chrisy, e cila postoi një foto ku thuhej se Trump e kishte bërë block, por në fakt për modelen kjo është një fitore. “Pas 9 vitesh që urrej Donald Trump komenti ‘Askush nuk të ka qejf ty’ ishte kulmi”, shkruan modelja.