Futbolli kinez është në kaos. Në vitet e fundit klubet aziatike kanë blerë shumë futbollistë të nivelit ndërkombëtar, duke u siguruar atyre shuma astronomike, mjafton të mendosh për Tevez, Oscar dhe Pelle. Por tani, 18 klube, 13 prej të cilave në Super Ligën kineze, janë akuzuarpër parregullsi financiare që nisin nga evazioni fiskal deri në mos pagimin e rrogave. Sipas asaj që zbulon “Mirro”, mes klubeve në rrezik janë edhe ato më elitare: Jiangsu Suning, Guangzhou Evergrande, Shanghai Shenhua e Tianjin Quanjian.
Bëhet gjithashtu me dije se, klubet nën akuzë, nëse nuk do të zgjidhin këtë çështje brenda datës 15 gusht, nuk do të regjistrohen në kampionat. Lista complete e klubeve të hetuara është: Shanghai Shenhua, Shanghai SIPG, Beijing Guoan, Changchun Yatai, Chongqing Dangdai Lifan, Hebei China Fortune, Guangzhou Evergrande, Guangzhou R&F, Jiangsu Suning, Liaoning Whoëin, Shandong Luneng Taishan, Tianjin Quanjian e Tianjin TEDA, plus katër klube të Ligës dhe 1 e Ligës 2.