Ditën e sotme, një 60-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Korçë.
Ai jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër lamtumire para se të ndërmerrta aktin ekstrem.
Shtetasi Gj.K. jetonte në lagjen nr. 2 të Korçës.
Mësohet se gjendja e tij emocionale ishte tepër e rënduar dhe policia po punon për të zbardhur rrethanat që çuan të moshuarin drejt vetëvrasjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.