Pas përfundimit të numërimit të votave dhe fitores së Lulzim Bashës ndaj kandidatit rival Eduart Selami për kreun e PD-së, ka reaguar Astrit Patozi.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Patozi i zhgënjyer nga rezultati krahason Bashën me diktatorin Kim Jong Un dhe kujton vitet 70-80 dhe shkruan se në atë kohë sa më shumë varfëroheshin shqiptarët aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës.
Statusi i plotë:
URIME LULZIM!
Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë. Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu.
Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fantazinë e pamjaftueshme.
Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë. Konkluzioni: Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.
Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike.
Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim… të: