Sezoni i ri televiziv që pritet të fillojë në shtator, do të sjellë ndryshime në ekranet shqiptare. Edhe emisioni “Stop” që transmetohet në Tv Klan nuk do ju shpëtojë ndryshimeve.
2 velinat bukuroshe që shikoni në krah të Gentit dhe Saimirit nuk do të jenë më në këtë sezon të ri. Se kush do t’i zëvendsësojë dy bukuroshet, Albën dhe Ensën kjo mbetet për t’u parë në shtator, shkruan revista class. Sakaq Klan-it do t’i bashkohet këtë sezon edhe modetarotja e njohur Marina Vjollca. Ajo u largua nga Top Channel dhe së shpejti do të vijë me një emision të sajin në TV Klan.