Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sali Berisha voton për kreun e PD-së, ka edhe ai disa kritika

2017/07/22 at 1:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sali Berisha voton për kreun e PD-së, ka edhe ai disa kritika

Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar ditën e sotme për zgjedhjet e kryetarit të ri në PD. Berisha ka folur pas votimit të tij duke kritikuar dy nënkryetarët e PD, Edi Palokën dhe Edmond Spahon, për shpalljen e datës së zgjedhjeve, më tej ai e ka quajtur procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së në përputhje me statutin e kësaj partie.

Ish-kryetari dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyet se pse nuk ka folur deri më tani për garën në PD.

Deklarata e Berishës

Një gabim të zotit Paloka dhe zotit Spaho që shpallën datën, por ky gabim u korrigjuar nga kryesia e PD. Data e shpallur 4 vite më parë ka qenë pas mbledhjes së kryesisë. Kryesia e PD e diskutoi datën dhe me shumicë votash, vendosi të zhvillohen sot zgjedhjet në PD.

Procesi është zhvilluar sipas statusit të PD. Kam pasur mirëkuptim të plotë për të gjitha kërkesat, si për dorëheqjen e kryetarit dhe shtyrjen e datës, por mendoj se ky proces është në përputhje me statusin e PD.

Pse unë nuk kam folur përveç se në fillim. Nuk kam folur sepse unë kam djhënë një dorëheqje pa rikthim e këtë që e kam bërë, e kam bërë me vetëdijen e plotë. Përveç atij që ka gjithë fuqitë, fuqi tjetër nuk më rikthen dot.

Janë me mijëra demokratë që më kanë kërkuar të rikthehem, por i jam mbajtur vendimit që kam marrë.

PD është në vështirësi serioze. Ajo ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj. Mesazhi im për demokratët është ky: Humbje fatale nuk ka, humbjet janë të thella, por humbjet fatale i bën ti me dorën tënde. Ftoj çdo njeri që e do këtë parti të punojë me përkushtim për një strategji të re që e kthen PD në forcë të sigurtë të pushtetit të ardhshëm. Kjo është plotësisht e mundshme, por kalon nëpërmjet bashkimit.

Të bëhen të gjitha përpjekjet nga kryetari i ardhshëm i PD. Nuk ka humbje fatale nëse nuk e bëni vetë. Por aq fatale është dehja në humbje. Duke u zhveshur nga emocionet do të gjendet mençuria, vullneti e përkushtimi për një strategji të re fitimtare të PD, që PD të rikthejë besimin tek elektorati i saj dhe tek shqiptarët.

Unë nuk mund të kërkoja dorëheqjen e kryetarit, sepse nuk e ka të shkruar në statut. Është normale të kërkosh edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por këtë e rregulloi kryesia.

Etiketa: kreu i PDkritikasali berishazgjedhjet

Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Zbulohet lidhja e këngëtares Olta Boka me djalin e deputetit

Zbulohet lidhja e këngëtares Olta Boka me djalin e deputetit

Milan turpëron Bayern, dy blerjet e reja ‘shkatërruan’ gjermanët

Milan turpëron Bayern, dy blerjet e reja ‘shkatërruan’ gjermanët

Ja mënyrat për ta nisur ditën me entuziasëm

Hidhini pizhamet, 10 arsye pse duhet të flini të zhveshur !

TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com