Teksa anëtarët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin votojnë sot për kryetarin e ri, ish – nënkryetari Astrit Patozi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se vetëm një garë e drejtë dhe demokratike e shpëton PD -në.
“Demokratët nuk pajtohen me farsën. Vetëm gara e drejtë e shpëton Partinë Demokratike”, shkruan Patozi në një postim në rrjete sociale.
Ai shprehet se lëvizja e tyre nuk do të ndalë derisa të përmbushë qëllimin e bashkimit dhe ringritjes së PD.
“Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike. Askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar”, shprehet Patozi.
Gjatë një takimi me të zhvilluar të premten në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, Patozi i bëri thirrje për herë të fundit Bashës që të tërhiqej nga gara farsë, sipas tij, për zgjedhjen e kryetarit.
Statusi i Patozit
DEMOKRATËT NUK PAJTOHEN ME FARSËN. VETËM GARA E DREJTË E SHPËTON PARTINË DEMOKRATIKE
Mirënjohje për demokratët e Tiranës, që na u bashkuan dje në sallën e Akademisë së Arteve. Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike.
ASKËND PËR TE HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR.